Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Pas Sarandës e Divjakës, Dritan Agolli nis projektin turistik 2.4 mln € në Korçë”
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, është bërë deri më sot “i paprekshëm”, pasi me projektet që ai ka ndërtuar dhe po ndërton, gjithmonë me fonde shtetërore apo me kredi të huaja që i paguajnë taksapaguesit, ai po shndërrohet në një oligark, duke bërë qoka për familjen dhe njerëzit që i qëndrojnë pranë. Në pjesën më të madhe të projekteve shtetërore të FSHZH-së ka gjithmonë një bar, restorant apo edhe hotel. Ndërtesat që janë projektuar apo po ndërtohen anembanë Shqipërisë, duke filluar nga Tirana, Përmeti, Shkodra, Divjaka, Durrësi, Bulqiza, Saranda etj, kanë brenda ambiente luksi, të cilat nëse do t’i shohësh në makete ngjajnë më shumë si resorte dhe jo si ambiente shërbimi që i shërbejnë komunitetit. Në momentin që Fondi Shqiptar i...