Narko-shtet dhe kapje pushteti: CDI miraton rezolutën e pestë të fuqishme për Shqipërinë

Narko-shtet dhe kapje pushteti: CDI miraton rezolutën e pestë të fuqishme për Shqipërinë

Në Asamblenë e Unionit më të madh në botë të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo, Brazil, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri, ndërsa Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh Zëvendëspresident i organizatës. Rezoluta ngre alarmin për regresin e thellë demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit në duart e qeverisë, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike. Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme. CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi...