Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Aksident në aksin rrugor Maqellar-Peshkopi, dy automjete përplasen “kokë më kokë”/ Pesë persona përfundojnë në spital
Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Maqellar-Peshkopi në afërsi të fshatit Treçe, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur dërgimin e personave të plagosur drejt spitalit rajonal të Peshkopisë ku kanë marrë ndihmën e parë. Sipas mjekëve të këtij spitali dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 09:30, në fshatin Trepçë, janë përplasur dy automjete të tipit “Benz”, me drejtues shtetasit D.D., 22 vjeç, dhe J.B., 48...