Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
E rindërtuar para tre vitesh, ura e Metoqit në Sarandë dëmtime të rënda pas përmbytjeve gjatë kësaj jave
Ura e Metoqit ka pësuar dëmtime të rënda pas përmbytjeve të ditëve të fundit. Ura shërben për lidhjen e zonës bujqësore të fushave të Metoqit, ku ndodhen edhe disa magazina bujqësore dhe shtëpi banimi. Forcat e emergjencave civile kanë inspektuar urën për të parë nga afër dëmtimet dhe mundësinë e rikonstruktimit në vijim. Ura është e rindërtuar pasi para tre vitesh pësoi shembje.