Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon aksin Qukës-Qafë Pllocë, vendoset baypass provizor për kalimin e mjeteve
Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafe Pllocë në afërsi të tuneleve. Mësohet se si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit ndërsa kompania kontraktore e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim baypass provizor për kalimin e mjeteve. Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit. Top Channel