Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
La në fuqi pezullimin e Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastruktures, GJKKO zbardh vendimin
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. GJKKO sqaron se ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzim me tenderin e Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe, u vendos vazhdimi i masës së sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë). Ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”. “Gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të...