Azem Shkreli: Para elegjisë

Azem Shkreli: Para elegjisë

Një ditë do t’i marrësh në gjigjethet e rëna të stinëve të tuadhe do të kërkosh kot vetenshtigjeve të harruara të një moshee nuk do të kesh më as flokë ere,as shikim ylberi ta matësh fillindhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.Një ditë do t’i shpalosh vjetët tuasi pajën e nuses së vdekure do të numrosh fluturat e shkuarat’agsholeve t’prenduarae s’do të kesh më as zjarr në buzë,as lot në sy të qeshën ngrohtë,të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitëshdjelmoshat. Një ditë do t’i hash buzët e tua,gjurmët e tua do t’i pështyshdhe secilin muzg do ta pagëzoshme nganjë pendim që dhembe s’do të kesh më as sy deti,as hap të hedhur sorkadhejetë shohësh si t’përqeshin gonxhetdhe të ikësh prej hijes sate. Ruaju, moj se vashat...