Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Batakçinj ka shumë, por a e dini cili ishte ai i Revolucionit Francez?
Ka gjithmonë nga ata njerëz që shohin mundësi në çdo lloj kaosi që shpërthen. Shkatërrimi i rendit të vjetër, krijon boshllëqe që kanë nevojë të mbushen, dhe “burrat e vizionit” nuk shohin askënd më të mirë se sa veten e tyre. Natyrisht, kjo kërkon edhe një fleksibilitet të caktuar moral. Një gatishmëri për të lënë pas besimet e vjetra, dhe për të përqafuar edhe më më zell ato të reja. Gjatë Revolucionit Francez pati shumë burra të tillë. U ngritën dhe u rrëzuan nga pushteti, por pak ishin aq të suksesshëm sa Zhozef Fushe. Fushe lindi në fshatin e vogël Lë Pelerin në Francën Perëndimore më 21 majin e vitit 1759. I ati Zhyljen Fushe ishte një tregtar skllevërësish. Operonte në periferi të qytetit–port të Nantës. Ai blinte skllevër në Afrikë, i dërgonte ata në Amerikë, ku shiteshin në këmbim të mallrave luksoze për kohën sikurse ishte sheqeri. Për shkak të fitimeve të mëdha Fusheja i madh, bleu një plantacion skllevërish në Santa Domingo. Ishte një burim të qëndrueshëm të ardhurash, deri kur ai vdiq papritmas në vitin 1771. I riu Zhozef Fushe, shpresonte në fillim të bëhej tregtar si i ati, por shëndeti i tij i dobët e pengoi. Në vend të kësaj, ai iu përkushtua studimit. U regjistruaa në Nantë,...