Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Këshilla e Borgesit: Mos u ngutni të botoni!
Jorge Luis Borges Teksti i Jorge Luis Borgesit , në hyrje të “Pedro Páramo”: Poetja e shquar amerikane, Emily Dickinson, besonte se botimi nuk është pjesë thelbësore e fatit të një shkrimtari. Juan Rulfo duket se ka besuar po ashtu. Ishte një adhurues i leximit, vetmisë dhe i shkrimit të dorëshkrimeve, të cilat i rishikonte, i korrigjonte dhe i asgjësonte. Kësisoj, nuk po e botonte dot librin e tij të parë, “Rrafshina në flakë” (1953), deri sa pothuajse shkoi dyzet vjeç dhe, kur një mik i tij kokëfortë, Efrén Hernández, ia rrëmbeu origjinalet dhe i çoi për t’i shtypur. Ky vëllim me nëntëmbëdhjetë tregime parafytyron dhe paraprin disi romanin. Që e bëri Rulfon të famshëm në shumë vende dhe në shumë gjuhë. Që nga çasti...