Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet për 6,5 milionë euro në Vjenë!

Aparati fotografik i Papa Françeskut shitet për 6,5 milionë euro në Vjenë!

Një aparat fotografik në pronësi të papa Françeskut u shit sot në ankand në Vjenë për 6,5 milionë euro (7,5 milionë dollarë) pas një ‘lufte’ të papritur ofertash. Aparati ‘Leica M-A’ e tejkaloi vlerën e tij të parashikuar 100-fish, sipas një zëdhënësi të Ankandit të 47-të ‘Leitz Photographica’. Në përputhje me dëshirat e ish-kreut të Kishës Katolike, i cili ndërroi jetë në prill, paratë do të shkojnë për bamirësi. Shtëpia e ankandeve gjithashtu hoqi dorë nga tarifa e komisionit. Kompania ‘Leica Camera AG’ ia dhuroi kamerën Françeskut në vitin 2024, duke e etiketuar atë dhe lentet e saj me numrin serial 5 000 000. ‘Gjithmonë ka qenë traditë në ‘Leica’ të rezervojë numra serialë të tillë dallues dhe të rrumbullakët për kamerat speciale, të cilat...