Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Video/ Momenti kur shpërthen në flakë makina pas aksidentit në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pasagjerët dalin…
Ky është momenti kur shpërthen në flakë automjeti që u aksidentua me një tjetër mjet pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Mjeti “Ford”, sikurse duket në videon e siguruar nga korrespondenti Bledi Korreshi, godet nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë. Drejtuesi i mjetit, së bashku me pasagjerët kanë arritur të dalin menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Top Channel