IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

IGJEUM bën paralajmërimin e fortë si pasojë e motit të keq: E shtuna dhe e diela me reshje intensive shiu

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet e motit për pasditen e kësaj së shtunë dhe ditën e diel, teksa për këtë fundjavë pritet të vijojnë reshjet intensive të shiut. Sipas parashikimit, reshjet do të vazhdojnë të prekin qarqet e vendit, ndërsa pritet erë e fortë dhe ulje temperaturash. Reshjet: Sot pasdite (e shtunë, datë 22 nëntor) dhe nesër (e diel, datë 23 nëntor) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet: Kukës, Dibër dhe Tiranë priten reshje mesatare. Në qarqet Fier, Berat, Korçë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjithë territorin, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Temperatura: Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në...