Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

Aksident në Gjormë, dy persona të plagosur dërgohen me urgjencë në spital (Emrat)

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të shtunë, më 22 nëntor 2025, rreth orës 15:10, në aksin Kuç–Vlorë, në vendin e quajtur “Gjorm”. Mjeti tip Volkswagen me targa AB173GF, që drejtohej nga Merko Tushi, rreth 50 vjeç, dhe në të cilin udhëtonte si pasagjer Dorjan Tushi, 33 vjeç, doli nga rruga duke përfunduar në kanalin kullues. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se humbja e kontrollit të automjetit ka ardhur si pasojë e lagështirës në rrugë. Të dy të plagosurit u transportuan me urgjencë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.