Rita Ora habit me deklaratën se mund të jetë “shtrigë”: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”

Rita Ora habit me deklaratën se mund të jetë “shtrigë”: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë”

Rita Ora ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”. Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që, sipas saj, trashëgohet në familjen e saj, shkruan Daily Mail. Gjatë paraqitjes në podcastin Happy Hour Overheard, Rita tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.” Ajo e cilësoi madje edhe martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore” dhe pranoi se ka një pasion të veçantë për jogën dhe astrologjinë. Rita tregoi edhe ritualet që e ndihmojnë të qëndrojë e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka...