Lulaj jashtë ndaj Dinamos, rrezikojnë edhe të tjerë te Elbasani

Lulaj jashtë ndaj Dinamos, rrezikojnë edhe të tjerë te Elbasani

Para kësaj ndeshjeje ndaj DInamos ka edhe një lajm jo të mirë për Gvozdenoviç, sepse do t’i mungojë kapiteni Bruno Lulaj për arsye kartonësh. Lojtari ka mbushur numrin e të verdhëve dhe do i duhet të bëjë një javë stop. Pritet që vendin e tij në qendër të mbrojtjes ta marrë Emir Azemoviç, që do të përbëjë dyshen së bashku me Sigitas Olberkis. Pjesa tjetër e skuadrës duket e gatshme dhe alternativat në dispozicion nuk mungojnë, në mënyrë që tekniku Skuadra të hedhë në fushë lojtarët më në formë që ka në skuadër.