GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

GJKKO tërhiqet për të marrë vendim për Ballukun, Elezin dhe Gjylin

GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj. Ditën e sotme, në orën 09:00, Belinda Balluku bashkë me vartësit e saj, krerët e ARRSH dhe të KESH  u paraqitën në GJKKO për t’u njohur me masat respektive të sigurisë. Ballukut do t’i komunikohet edhe vendimi që e ndalon të dalë nga Shqipëria një kërkesë kjo e Prokurorisë së Posaçme dhe e vendosur nga Gjykata Antikorrupsion. Dy vartësit e saj, Gentian Gjyli i ARRSH dhe Erald Elezi i KESH, janë vendosur në masa arresti shtëpiak, ndaj drejt gjykatës u shoqëruan nga forca policie. Seanca gjyqësore, e cila nisi në orën 09:00 u shty me dy orë pas kërkesës së bërë nga avokatët e tre të pandehurve për tu njohur...