Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Drejt përmirësimit situata në Vlorë, ulet niveli i ujit në lumin e Vjosës
Nga ura e Mifolit në Novoselë të Vlorës, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka dhënë përditësimin më të fundit mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe daljet e lumenjve në disa zona të vendit. Çako deklaroi se strukturat e emergjencave vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, pasi situata ende mbetet e paqëndrueshme. Duke iu referuar lumit Vjosë, kreu i emergjencave theksoi se gjatë orëve të fundit është vënë re një ulje e nivelit të tij dhe prurjet tashmë janë në kufij të menaxhueshëm. Ai u ndal gjithashtu tek problematikat e evidentuara në disa zona të vendit, si në veri, Lezhë, Shkodër, Devoll dhe juglindje, ku janë shënuar dëmtime të argjinaturave dhe përmbytje të tokave bujqësore. Çako ka...