Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

Amerikani bëhet personi i parë në botë që vdes nga një variant virusi që nuk ishte parë kurrë te njerëzit

Një person në SHBA besohet se është i pari që vdes nga një variant i rrallë i gripit të shpendëve, por autoritetet shëndetësore të shtetit thanë të premten se rreziku për publikun është i ulët. Personi në shtetin e Uashingtonit, një i moshuar me probleme shëndetësore të mëparshme, po trajtohej për një variant të gripit të shpendëve të quajtur H5N5, pasi u duk se ishte rasti i parë i njohur i infektimit të një njeriu me këtë variant, sipas një deklarate nga Departamenti i Shëndetësisë së shtetit. Pacienti ishte shtruar në spital që nga fillimi i nëntorit, pasi pati temperaturë të lartë, konfuzion dhe probleme me frymëmarrjen, thanë zyrtarët e shëndetit. Personi, nga qarku Grays Harbor, rreth 125 km në jugperëndim të Siatëllit, kishte një...