Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vuçiç mohon akuzat se kishte lidhje me ‘snajperët e fundjavës’ në Sarajevë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës” në Sarajevë gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë në vitet ‘90. Vuçiç deklaroi për TV Informer se “unë kurrë nuk kam mbajtur pushkë në dorë” dhe njoftoi se do të ngrejë padi kundër mediave që e kanë publikuar këtë, duke shtuar se do t’i angazhojë “avokatët më të mirë në botë”. Gazetari hulumtues kroat, Domagoj Margetiq, deklaroi të martën se ia ka dorëzuar Prokurorisë në Milano - e cila po udhëheq hetimin për “snajperët e fundjavës” - të dhënat që, sipas tij, tregojnë se Vuçiç ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në “turizmin e snajperëve”, ku thuhet se të huaj të pasur paguanin forcat serbe...