Seanca për Ballukun dhe drejtorët/ GJKKO tërhiqet për vendim

Seanca për Ballukun dhe drejtorët/ GJKKO tërhiqet për vendim

GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj. Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit. Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”. Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuzive në Unazën e Madhe. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi: Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit...