Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-polici i Kosovës lirohet nga paraburgimi në Serbi

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi dhe u kthye në shtëpinë në Kosovë të premten para mesnatës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i angazhuar nga familja e tij, Arianit Koci. Spahiu u mbajt në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, nga 9 qershori kur gjykata në këtë qytet urdhëroi paraburgosjen e tij gjoja për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Koci tha të shtunën për REL-in se autoritetet serbe e liruan Spahiun pasi nuk kanë pasur asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tyre. “Spahiu është mbajtur panevojshëm kaq gjatë në paraburgim, sepse, siç kam thënë në fillim, nuk mund të ketë prova për një akuzë...