Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Shënohet viktima e parë nga përmbytjet në vend
Një 76-vjeçare nga fshati Proger në Devoll, e raportuar e humbur që prej mëngjesit të datës 21 nëntor, është gjetur e mbytur nga strukturat e kërkim-shpëtimit. Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale, pasi djali i saj kishte sinjalizuar ditën e djeshme për largimin e të ëmës nga banesa. Sipas familjarëve, e moshuara vuante nga demenca, çka dyshohet të ketë ndikuar në largimin e saj nga shtëpia. Ndërkohë, autoritetet njoftojnë se situata në qark paraqitet më e qëndrueshme këtë mëngjes, pasi gjatë natës nuk ka pasur reshje të tjera. Pritet një përditësim më i detajuar nga institucionet përgjegjëse në orët në vijim.