Donte të vriste vëllezërit/ Ismail Zeneli dënohet me burg

Donte të vriste vëllezërit/ Ismail Zeneli dënohet me burg

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela në Britani për hakmarrje. Ismail Zeneli përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul në 10 vite burg, që do e vuajë një burg të sigurisë së lartë. Vendimi i GJKKO: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Dedan Gjoni, Besmir Murati dhe Albert Prenga”. Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup...