Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sot Dita e Alfabetit, Rama: Gëzuar! Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar si një moment historik që i dha shqipes jo vetëm një standard, por një bazë identiteti dhe kulture për brezat. “Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit,” shkruan Rama, duke theksuar se fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që “shpirtin e ka te gjuha”. 22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26...