Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sot seanca në GJKKO/ Pas motrës avokate, Belinda Balluku paraqitet në gjykatë
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur personalisht në GJKKO, pasi pritet verifikimi i masës së sigurisë. Pak më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko. Nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, Balluku shihet teksa hyn në ambientet e gjykatës së Posaçme, duke mos komentuar. Në GJKKO janë paraqitur dhe kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli. GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që...