Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO  Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

Sot seanca për Ballukun dhe drejtorët/ Mbërrijnë në GJKKO Gjyli dhe Elezi të shoqëruar nga policia

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) zhvillon sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin. Tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK, që lidhet me hetimet për procedurat e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe të lotit nr. 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Sipas dyshimeve të prokurorisë, kontraktorët fitues mund të jenë paracaktuar. Dy ditë më parë, GJKKO vendosi masën e pezullimit nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-zv.kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë, për drejtorin e ARRSH-së, Gentian Gjylin, dhe administratorin e KESH-it, Erald Elezin, u caktua masa e sigurisë...