Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

Kur do pushojë shiu? Meteorologia bën parashikimin për javën që vjen: Nesër reshje në të gjitha qarqet

Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë krijuar një situatë problematike në disa qarqe në vend, ku janë çarë argjinatura, janë përmbytur banesa dhe janë evakuar banorë. Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në një studio televizive tha se reshjet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme në të gjitha qarqet, ndërsa intensive do të jenë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Gjoni nënvizoi se në këto qarqe mund të ketë edhe shtim të nivelit të ujit në lumenjë. ‘Reshjet do të jenë intensive në Qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës dhe mund të shfaqen problematika sa i takon shtimit të nivelit të lumenjëve që kalojnë në këto zona. Nesër do të ketë reshje mesatare të shiut në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë,...