Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Rama për Ballukun: S’do ketë ndryshime derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pezullimi, akt brutal, ndërhyrjeje në pushtetin ekzekutiv
Kryeministri Edi Rama komentoi për herë të parë vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Ballukut nga detyra, duke e quajtur vendimin një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit. Rama tha në konferencën e përbashkët me komisioneren e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, se aktualisht qeveria e Shqipërisë nuk ka zv.kryeministër dhe nuk ka një ministër të Ifrastrukturës dhe Energjisë. “Nuk u kuptuam. Pezullimi është vendim i një gjykate që ne do ta përcjellim në gjykatën Kushtetuese si një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e pushteti ekzekutiv. Dhe gjykata kushtetuese do duhet të na thotë se cili është qëndrimi i saj bazuar me kushtetutën e Republikës Shqipërisë. Pra, nuk jemi në kushtet kur duke ndërhyrë me forcë në pavarësinë e ekzekutivit mund të...