Rrahën të riun dhe i dëmtuan makinën me shkopa bejsbolli, 3 të arrestuar në Konispol

Rrahën të riun dhe i dëmtuan makinën me shkopa bejsbolli, 3 të arrestuar në Konispol

Policia ka arrestuar tre të rinjë në Konispol. Ata ishin shpallur në kërkim nga policia, pasi disa ditë më parë kishin dhunuar një 18-vjeçar. Pasi e dhunuan, tre autorët i shkatërruan automjetin e tij me shkopa bejsbolli. Prokuroria ka vendosur që tre të rinjtë të hetohen në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë që policia, po punon për kapjen e një personi tjetër të përfshirë në konflikt. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tre të rinjve të shpallur më herët në kërkim, në lidhje me ngjarjen e datës 13 ku u godit me mjete të forta dhe u...