Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Një stadium me 12 oxhakë, klubi anglez sheh nga e kaluara për të ndërtuar një të ardhme të ndritur
Birmingham City ka prezantuar planet madhështore për një stadium të ri me kapacitet 62000 vende, një projekt spektakolar që synon ta çojë klubin dhe qytetin “në një trajektore drejt madhështisë”. Stadiumi, i quajtur “Birmingham City Powerhouse”, do të ndërtohet në zonën Bordesley Park dhe pritet të jetë gati për sezonin 2030-31. Investimi llogaritet deri në 2,5 miliardë paund, duke e bërë një nga projektet më ambicioze në futbollin britanik. Projekti i ri frymëzohet nga trashëgimia industriale e qytetit dhe krahinës Midlands. Stadiumi do të ketë 12 oxhakë gjigante, që kujtojnë fabrikat historike të zonës, ndërsa një prej tyre do të ketë ashensor që të çon në pikën më të lartë të Birminghamit. Arenën do ta përshkojë një strukturë me pjerrësi të lartë, në mënyrë që...