Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“Mbyllëm një takim të frytshëm”, Rama: Samiti në Tiranë sjell hapa konkretë për afrimin e Ballkanit me BE-në
Liderët e Ballkanit Perëndimor u bënë bashkë këtë të premte në Tiranë, për të marrë pjesë në samitin “Plani i rritjes, rruga jonë në BE.” Krerët e shteteve, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, u pritën në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, i cili i uroi mirëseardhjen po ashtu edhe komisioneres së BE, Marta Kos, si edhe ambasadorit të delegacionit të BE, Silvio Gonzato. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha shkurtimisht se për çfarë u diskutua gjatë takimit me dyer të mbyllura. Rama: Sot mund të them që kemi mbyllur një takim të frytshëm me hapa konkretë të mëtejshëm që e afrojnë më tej rajonin me BE, duke konfirmuar se plani i rritjes është një urë e shpejtë...