Rama reagon për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut nga SPAK: Vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë pavarësinë e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese

Rama reagon për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut nga SPAK: Vendim arbitrar, por do e respektojmë. Do mbrojmë pavarësinë e qeverisë në Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për pezullimin e Belinda Ballukut si ministre dhe si zv.kryeministre nga SPAK Nga konferenca e përbashkët me komisioneren për Zgjerim Marta Kos, kreu i ekzekutivit tha se qeveria mbështet pavarësinë e gjyqësorit, si një shkëputje historike nga e kaluara. Megjithatë, kryeministri tha se do të mbrojë edhe pavarësinë e qeverisë, duke e dorëzuar vendimin e pezullimit në Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama: Sa i përket rastit konkret dua të them 3 gjëra. Pavarësia e gjyqësorit, nuk është as slogan, as manovër politike dhe as eksperiment i përkohshëm, por një shkëputje historike nga e kaluara. E realizuar vetëm në vitet e fundit, kjo pavarësi ka sjellë një risi absolute dhe zhvillime të padiskutueshme pozitive. Duke filluar nga një...