BIRN: Pse ‘Turkish Airlines’ vendosi të shesë aksionet te ‘Air Albania’?

BIRN: Pse ‘Turkish Airlines’ vendosi të shesë aksionet te ‘Air Albania’?

Të mërkurën, bordi i Turkish Airlines njoftoi investitorët nëpërmjet një shpalljeje të shkurtër se do t’i shiste aksionet e tij në kompaninë ajrore shqiptare, Air Albania. “Bordi ynë i drejtorëve ka vendosur të shesë të gjitha aksionet në Air Albania SHPK, ku kompania jonë zotëron një përqindje prej 49%,” tha kompania Turkish Airlines në një njoftim, duke shtuar se çdo zhvillim material i lidhur me këtë vendim do të ndahej me investitorët. Kompania ajrore Air Albania u themelua me ndihmën e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në vitin 2018, me investitorë Turkish Airlines, MDN Investments dhe Albcontrol. Turkish Airlines zotëron 49% të aksioneve, MDN Investments 41% dhe Albcontrol 10%. Albcontrol është kompani shtetërore shqiptare, ndërsa MDN Investments kontrollohet nga biznesmeni vlonjat Sinan Idrizi dhe vajzat...