Mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët Veliajn nga dera dhe e futët nga dritarja

Mbledhja e Këshillit Bashkiak nis me debate, Teliti: E nxorët Veliajn nga dera dhe e futët nga dritarja

Mbledhja e Këshilli Bashkik në Tiranë ka nisur me debate, teksa sot pritet që të diskutohet projekt-buxheti i parashikuar për bashkinë për vitin 2026. Mbledhja e sotme është e drejtuar nga nënkryetarja Anuela Ristani, ndërkohë që anëtarët e opozitës kërkuan prezencën e Erion Veliajt në sallë. Anëtari i Këshillit Bashkiak Dorjan Teliti kërkoi shpjegim për mënyrën e menaxhimit të kësaj bashkie. “Morët një vendim të njëanshëm, ku u bashkuam dhe ne, nxorët nga dera kryetarin e Bashkisë dhe e futët nga dritarja, a mund të diskutojmë sesi po menaxhohet kjo bashki? Çfarë do të ndodhë. A vendosëm pak kohë më parë ta shkarkonim bashkërisht?”, tha Teliti. Por kryetarja e Këshillit Bashkiak Megi Fino i ndërpreu fjalën dhe iu drejtua nënkryetares Anuela Ristanit të niste me rendin e...