21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

21 banesa nën ujë në Ferras të Fierit, banorët në alarm nga dalja e shtratit të lumit Vjosë

Prurjet e larta të lumit Vjosë gjatë natës kanë shtuar prezencën e ujit në 21 banesa në fshatin Ferras të bashkisë Fier. Banorët tregojnë dëmet e pësuara në sipërfaqe të konsiderueshme të kultivuara kryesisht me ullinj, shpesë të rrëmbyera nga vërshimi i lumit, por edhe dëme në bazën ushqimore të bagëtive. Të frikësuar nga dalja e shtratit të lumit, raportohet se banorët kanë marrë masat e nevojshme, ndërsa nuk i janë përgjigjur thirrjes për evakuim nga autoritetet përkatëse të cilat kanë monitoruar situatën në terren përgjatë gjithë natës. Sipas kryeplakut të fshatit Ferras Zani Hyka, 19 prej këtyre banesave janë të banueshme, por ndodhen brenda argjinaturës së lumit dhe prezenca e ujit është e pashmangshme. Pavarësisht se lumi Vjosa ka filluar rënien e nivelit të...