Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni/ Fokus te kërcënimet globale dhe mbështetja për Ukrainën

Rutte mbledh shefat e inteligjencës së NATO-s në Bruksel, pjesë edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni/ Fokus te kërcënimet globale dhe mbështetja për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takua të mërkurën në Bruksel me drejtuesit e shërbimeve civile dhe ushtarake të inteligjencës nga të 32 aleatët, ku mori pjesë edhe drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni. Takimet e Komitetit të Inteligjencës Civile të NATO-s (CIC), Komitetit të Inteligjencës Ushtarake (MIC) dhe sesioni i përbashkët CIC-MIC u mbajtën këtë javë në selinë e Aleancës. “Pa kontributin e shërbimeve aleate të inteligjencës nuk do të ishim në gjendje të përballonim kërcënimet gjithnjë e më të sofistikuara,” tha Rutte, duke theksuar se inteligjenca është thelbësore për planet e mbrojtjes, vlerësimin e kapaciteteve të kundërshtarëve dhe vijimin e ndihmës për Ukrainën. Gjatë takimeve u zhvilluan diskutime strategjike mbi çështje kyçe të sigurisë, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, marrëdhëniet e Moskës...