Taffarel për Maignan: Portier i mirë, por duhet parë në Botëror. Sot futbolli rrotullohet rreth parave

Taffarel për Maignan: Portier i mirë, por duhet parë në Botëror. Sot futbolli rrotullohet rreth parave

21 Nëntor 2025 10:01 Alfred Lleshi Claudio Taffarel, legjendë e portierëve brazilianë, ka folur në “MilanNews.it” për Mike Maignan: “Është portier i mirë dhe po bën mirë, por vendi më i përshtatshëm për të parë më të mirët mbetet Botërori. Prandaj, le të presim edhe disa muaj”. Ai krahasoi Maignan me Alisson: “Në Angli vlerësohet shumë. Është teknik dhe me personalitet, gjithmonë jep gjithçka në çdo ndeshje”. Taffarel vuri në dukje mungesën e një Botërori në karrierë: “Shumë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar. Shikoni Messin, bëri gjithçka dhe ia doli. Të fitosh Kupën e Botës është një gëzim i madh”. Për Seria A: “Sigurisht ka krahasim me Premier League. I kam jetuar intensivisht ato vite 90-të, lojtarët më të mirë ishin aty. Serie...