Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Jugu përfshihet nga moti i keq/ Përmbytje banesash, rrugë të bllokuara dhe probleme me energjinë në tunelin e Llogarasë
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë zonën e jugut, duke krijuar probleme serioze në disa bashki të qarkut të Vlorës. Përmbytje banesash, rrugë të bllokuara dhe rrezik në argjinatura janë raportuar gjatë orëve të fundit, ndërsa pritet që edhe tuneli i Llogarasë të mbyllet përkohësisht për shkak të një defekti elektrik. Situata në qarkun e VlorësSipas njoftimeve zyrtare, problematikat kryesore janë këto: Sarandë / Konispol Në zonën Shkallë Qafë Botë dhe nga karburanti në qendër të Konispolit, rruga është plotësisht e bllokuar për shkak të inerteve që bien nga mali. Policia e Postës së Konispolit ndodhet në vendngjarje për menaxhimin e situatës. Ksamil Është përmbytur kati përdhe i banesës së shtetasit Qani Sinani. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur largimin e ujit. Bashkia Finiq /...