Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Skandal i ri për BBC, libri i ri zbulon mashtrimin pas intervistës së Princeshës Diana
Një libër i ri ka sjellë sërish në vëmendje një nga momentet më të diskutueshme të historisë televizive britanike: intervistën e famshme të Princeshës Diana me BBC-në në vitin 1995. Autori Andy Webb, ish-gazetar i BBC-së, pretendon se rrjeti publik britanik ka ditur prej dekadash se intervista u sigurua përmes mashtrimit dhe se qëllimisht e ka mbuluar këtë fakt për më shumë se 20 vite. Libri, i titulluar “Dianarama: Tradhtia e Princeshës Diana”, publikohet sot dhe pretendon se zbulon “shkallën e tradhtisë ndaj princeshës dhe mbulimin e mëvonshëm”. Publikimi i tij vjen në një moment delikat për BBC-në, e cila aktualisht përballet me kritika të ashpra për redaktimin mashtrues të një fjalimi të Donald Trump. Sipas një hetimi të pavarur të kryer në vitin 2021,...