Emergjenca nga reshjet, Ministria e Mbrojtjes tregon gjendjen në qarkun Gjirokastër

Emergjenca nga reshjet, Ministria e Mbrojtjes tregon gjendjen në qarkun Gjirokastër

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën lidhur me reshjet e shiut me intensitet të lartë që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug duke shkaktuar përmbytje si dhe problematika të tjera, bllok aksesh e izolime të disa fshatrave. Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet në terren po kryhen me intensitet të lartë për garantimin e sigurisë së banorëve në zonat e prekura. Sa i përket qarkut Gjirokastër, niveli i Vjosës në Memaliaj është nën pikën kritike. Në tendëncë rënie është edhe në Përmet. Akset kombëtare janë të gjithë të qarkullueshme. Fiormat kontraktore po punojnë në aksin Kolonjë–Golem, aksin Suhë–Poliçan dhe në disa rrugë rurale në Tepelenë.