Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
E pandehur dhe e pezulluar nga detyra/ Balluku përmbys axhendën e takimeve të së premtes
Një takim i planifikuar të premten me kancelarët e gjykatave të vendit i planifikuar nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, mësohet se nuk do të zhvillohet. Përmbysja e kësaj axhende është bërë pas vendimit të dhënë sot nga GJKKO për Ballukun, ku e ka pezulluar nga detyra dhe i ka ndaluar daljen jashtë vendit. Fokusi i takimit kishte të bënte me masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Por tashmë me statusin e ri si e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, ky takim nuk pritet të mbahet. Po kështu të premten është anuluar edhe mbledhja e qeverisë.