Emrat/ Rrobat i vidhnin në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, vihen në pranga 9 shqiptarë dhe 3 në kërkim në Athinë

Emrat/ Rrobat i vidhnin në Greqi dhe i shisnin në Tiranë, vihen në pranga 9 shqiptarë dhe 3 në kërkim në Athinë

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe shqiptare çoi në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 3 të tjerëve, pjesë e një grupi kriminal që vidhte rroba nga dyqanet në Athinë dhe i shiste në një dyqan në Tiranë. Grupi drejtohej nga 54-vjeçarja Oliota Lama 54-vjeçe dhe përfshinte anëtarë të familjes së saj. Autorët kryenin më shumë se një vjedhje në ditë, duke zgjedhur dyqane pa mekanizma mbrojtës ose duke përdorur pajisje speciale për heqjen e etiketave kundër vjedhjes. Rrobat e vjedhura transportoheshin me autobus drejt Tiranës, ku shiteshin përmes dyqanit të grupit edhe përmes postimeve në Tiktok. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 71 mijë euro, një sasi e madhe rrobash të vjedhura, pajisje elektronike, magnetë anti-vjedhje dhe mjetet për heqjen...