Vendimi për pezullimin e Ballukut nga GJKKO, Manjani: Ky është një grusht shteti

Vendimi për pezullimin e Ballukut nga GJKKO, Manjani: Ky është një grusht shteti

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar vendimin e GJKKO-s për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Manjani e ka cilësuar këtë veprim si një ndërhyrje në punën e qeverisë dhe, sipas tij, një lloj “grushti shteti”. “Shteti nuk mund të funksionojë pa Kryeministër dhe pa ministra. Problemi këtu është pushteti përballë pushtetit. Unë e kuptoj një prokuror dallkauk dhe egoist, sepse janë palë dhe kërkojnë të krijojnë statistika. Ky vendim i gjykatës sot e ka lënë vendin pa qeveri. Kjo është pyetja që shtrohet: a mund ta pezullojë gjykata një zv.kryeministër? Në çdo grusht shteti veprohet me ligj, jo pa ligj. Edhe grushtet e shtetit bëhen brenda ligjit. Çështja është kjo: me ndërhyrjen që ka bërë GJKKO, vendi ka mbetur pa qeveri, dhe...