Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
A priteshin këto zhvillime nga SPAK, Aliaj zbulon prapaskenat: Ja pse 3 zyrtarët e SHBA nuk e takuan Ramën në Tiranë
Situata politike në Shqipëri vijon të prodhojë zhurmë të fortë në opinionin publik pas goditjeve të fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë. Ditën e sotme GJKKO vendosi të pezullojë nga detyra dhe t’i bllokojë pasaportën zv/kryeministres Belinda Balluku. A pritej një vendim i tillë? Lidhur me këtë pyetje juristi Ilir Aliaj i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se ishte mëse e pritshme. Ai theksoi se kjo u pa që prej 11 majit, ku ardhja e 3 zyrtarëve të SHBA në Tiranë dhe mos zhvillimi i asnjë takimi me kryeministrin Rama tregoi se gjithçka po ndodh ishte e pritshme. Pjesë nga biseda: Borakaj: Gjatë këtyre 23 javëve qëkur zv.kryeministrja mësoi se është një person nën hetim, është sjellë...