Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
UEFA publikon oraret, ja kur do të luajnë Shqipëria dhe Kosova
UEFA ka publikuar orarin e ndeshjeve “play-off”, ku Shqipëria do të luajë në transfertë me Poloninë në orën 20:45 ndërsa stadiumi ende nuk është bërë i ditur. Nëse Kombëtarja arrin të fitojë kundër polakëve, në finale do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Në të njëjtin orar do të luajë edhe Sllovakia me Kosovën Orari i ndeshjeve gjysmëfinale (26/03/2026): Turqi-Rumani, ora 18:00 Itali-Irlandë e Veriut, ora 20:45 Uells-Bosnjë Hercegovinë, ora 20:45 Ukrainë-Suedi, ora 20:45 Poloni-Shqipëri, ora 20:45 Sllovaki-Kosovë, ora 20:45 Danimarkë-Maqedonia e Veriut, ora 20:45 Republika Çeke-Irlandë, ora 20:45 Finalet janë planifikuar për më 31 mars dhe të gjitha ndeshjet vendimtare janë planifikuar të zhvillohen në orën 20:45.