Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Pezullimi i Ballukut, ish-Ministri i Drejtësisë: Ky është grusht shteti!
Nga Ylli Manjani Sigurisht që drejtësia ka të drejtë të pezullojë zyrtarë publikë, por jo të zgjedhur. Anëtarët e qeverisë mbrohen me të njëjtin imunitet si të zgjedhurit, përveç faktit që zonja Ballulu është gjithashtu e zgjedhur.Por GJKKO sot nuk ka pezulluar Ballukun, por qeverinë. Së pari zvkryeministri është kryeministër. Vetëm propozim për ndryshim kabineti nuk bën, të tjerat i bën të gjitha. Në një situatë kur Kryeministri gjendet i pamundur të jetë fizikisht në detyrë dhe zvkryeministri është i pezulluar, vendi është pa qeveri. Ky është qëllimi i drejtësisë, të lërë vendin pa qeveri?! Asnjë pushtet nuk ka të drejtë të lerë vendin pa qeveri. Së dyti, me këtë preçedent, drejtësia i ka dhënë mandat vetes të ndryshojë qeverinë sa herë të dojë. Sepse...