Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion
Reuters: Aleatja e ngushtë e Ramës pezullohet pas akuzave për korrupsion Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters raporton se Gjykata e Posaçme në Shqipëri ka pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pasi SPAK e paditi për ndikim të paligjshëm në përzgjedhjen e kompanisë fituese të një projekti tuneli me vlerë rreth 190 milionë euro. Në artikull thuhet se Balluku nuk ka dhënë ende një reagim pas vendimit, ndërsa një ditë më parë në Kuvend i cilësoi akuzat ndaj saj si “shpifje, insinuata dhe gjysmë të vërteta”. Reuters e përshkruan Ballukun si një aleate të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, teksa nënvizon se masat e gjykatës janë mbajtur konfidenciale dhe se rasti përbën një provë për përpjekjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Shkrimi: Një gjykatë në...