5 kontratat fiktive e SMS-të tek telefonat, sollën ‘vdekjen’ e grupit të Belindës në SPAK/ Ja skema e shitjeve nga 2 mld lekë, firma u shit me 0 lekë

5 kontratat fiktive e SMS-të tek telefonat, sollën ‘vdekjen’ e grupit të Belindës në SPAK/ Ja skema e shitjeve nga 2 mld lekë, firma u shit me 0 lekë

Nga Elton Qyno – Syri.net Një skemë e mirëfilltë korrupsioni dhe pastrimi parash është realizuar nga një rrjet zyrtarësh dhe biznesmenësh të lidhur me ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, përbën një rast tipik për rekord “Guinnes”. E gjitha ka ndodhur brenda një guaske që ndërlidhej mes shoqërisë “DAAM” të themeluar në vitin 2017, Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Por tashmë SPAK përmes zbulimit të 5 kontratave të blerjeve fiktive dhe mesazhet telefonike, ka zbërthyer të gjithë skemën e vjedhjes, duke sjellë njëherësh dhe “vdekjen” e grupit të Belinda Ballukut në ARRSH dhe ministrinë e infrastrukturës. Tashmë pjesa më e madhe janë të pandehur, disa janë arrestuar, ndërsa kryetarja e këtij grupi, Belinda Balluku, është pezulluar nga detyra dhe kufizuar dalja jashtë...