Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk dha emra konkretë

Tjetër refuzim! Veliaj kërkoi takim në burg me përfaqësuesit e KE, SPAK: Nuk dha emra konkretë

Erion Veliaj TIRANË-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk e ka pranuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për të lejuar Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen që do të mbahet nesër. Por ky nuk është refuzimi i vetëm. SPAK ka refuzuar edhe kërkesën e kryebashkiakut, ku ky i fundit kërkonte të takohej me përfaqësues të misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës në ambjentet e paraburgimit të Durrësi. SPAK: Në përgjigje të kërkesave tuaja- Në datën 11.11.2025, përmes një kërkesë dërguar Prokurorisë së Posaçme, i pandehuri Erion Veliaj ka kërkuar lejimin e një takimi zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës gjatë vizitës së tyre në...