Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Rëndohet situata në Novoselë, Vjosa arrin kuotën 7.7 metra/ Evakuohen 3 familje, rrezikohet një biznes…
Prurjet në lumin Vjosë kanë arritur në nivelin 7.75 metra. Për pasojë uji ka përmbytur disa toka në zonën e Novoselës, si dhe është afruar pranë një biznesi thertore. Ndërkohë që janë evakuuar 3 familje. Sakaq, autoritetet e emergjencave janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin lëvizjet pranë lumit dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.